Categories Lajme

Arjan Çani: Berisha ia merr pushtetin Bashës vetëm duke përdorur mjete ekstra politike!

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ashpërsimin e luftës mes Bashës dhe Berishës në PD.  Në këtë luftë, sipas Çanit, Berisha mund të fitojë vetëm duke përdorur mjete “ekstra politike”, pra të radikalizohet.  “Berisha duhet të përdorë mjete ekstra politike, për t’i marrë pushtetin Bashës. Kështu nuk ja merr dot“, tha Çani.  Gazetari e konsideron luftën e tyre thjesht një lu ftë për pushtet dhe jo për parime.

“E ka seriozisht Basha që kërkon të përjashtojë Berishën apo po luan bllofin? Mendoj se të dyja janë të mundshme. Kjo që po ndodh është e shëndetshme për të dyja palët. Këtu nuk shtrohet çështja, kush është i mirë dhe kush i keqi, por ka një fabul që duhet ta marrim të mirëqenë. Lufta për pushtet, na ka shoqëruar, do të na shoqërojë derisa të jemi specie në këtë planet.

Ky është një detaj i një lufte për pushtet që po ndodh në këtë parti. Pyetja është kjo, a duhet ti paragjykojmë palët? Unë them jo. Në duhet të ngrihemi mbi ta dhe të shohim, a është kjo që po ndodh koherente me jetët tona, apo një gjë UFO? Mendoj se jemi në koherencë të plotë. Ne të gjithë luftojmë për të patur pak pushtet”, tha Çani ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndërtonte pa leje një dyqan, arrestohet 58-vjeçari në Shkodër

Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi akuzohet për ndërtim pa leje. Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pickohet nga gjarpri 10-vjeçarja në një shkollë në Tiranë, e mitura përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Farkë. Një vajzë 10-vjeçare mësohet se është pickuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Sherr mes të miturve në shkollë, njëri prej tyre përfundon në spital

Dy nxënës të një shkolle 9-vjeçare janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Tiranë. Ngjarja mes dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vënë me para droge, shqiptarit i sekuestrohet vila 1.2 milion euro në Itali

Një vilë me vlerë rreth 1.2 milionë euro, në pronësi të një shqiptari, është sekuestruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Jeton me drogë”/ Mbajti peng fëmijët, flet daja i gruas së Aleks Markut: Mbesën e dhunonte

Daja i gruas së Aleks Markut, 40-vjeçarit që mbajti peng fëmijët dhe kreu të shtëna…

LEXO ME SHUME