Categories Lajme

“Jeton me drogë”/ Mbajti peng fëmijët, flet daja i gruas së Aleks Markut: Mbesën e dhunonte

Daja i gruas së Aleks Markut, 40-vjeçarit që mbajti peng fëmijët dhe kreu të shtëna me armë zjarri, ka deklaruar se ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Nikoll Gjonaj thotë se Aleks Marku ushtronte dhunë të vazhdueshme psikologjike edhe fizike ndaj gruas së tij. Sipas tij, në disa raste ai i drejtonte edhe armën në kokë. Daja i gruas thotë se e ka denoncuar Aleks Markun, ndërsa i ka thënë policisë se konsumonte drogë në mënyrë të rregullt.

“Aleks Marku për fatin e zi, të atij dhe timin dhe motrës time, ka vajzën e motrës time. Vajzën e motrës tim e ka bërë një leckë. Që kur e ka marrë nuse, e ka trajtuar në mënyrën me ekstreme. 11 vjet e këtij është denoncuar mbi 20-30 herë në polici.

Jam edhe unë ai që e kam denoncuar me motrën time. Është ajo e polici e shtetit që e ka liruar, fute brenda nxirre jashtë. E rreh, i çonte pushkën në krye, ka qenë njeri i robëruar para tij. Është policia, shteti që e favorizojnë.

Ai ka jetuar me drogë, ka jetuar në mënyrën me ekstreme. Unë i kam thënë policisë pse se ndalni se është i droguar. Unë para 3-4 vjetësh e kam denoncuar, u kam thënë e ka armën në makinë. Gjithë jetën ka nejt me armë, drogë, dhe e ka mbrojt policia. Po të dojë policia e kishte ndaluar. E dhunonte? Jo dhunë, po psikologjike, rrahaje, e merrte me i vra fëmijët ndër sy. Duhet 1 javë dit me i fol të zezat që i ka bërë”, thotë ai për mikrofonin e Report tv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME