Categories Showbiz

Arjan Konomi ia del, ndjehet më mirë në spital në Jordani: Pagoi një djalë i ri nga Londra

Opionisti Arjan Konomi ka shpjeguar rreth aksidentit që pësoi në Jordani si dhe një operacioni të vështirë dhe pagesën e lartë oër të cilën përmend një djalë të ri nga Londra që e mori përsipër.

Video-live në Instagrami Konomit:

“Spitali ishte tre orë larg. Doktorët kapnin pulsin dhe thoshin nuk kishte puls. Aty kuptova që diçka po më ndodhte. Kur po më çonin me karrocë që më çonin në një sallë, aty ka qenë një moment që rrugës kur mbyllja sytë shikoja ëndrra të bukura, gjëra të bukur dhe dëgjoja një njeri që më ulërinte sipër barelës të hapja sytë. Aty mu kujtuan filmat amerikanë. Pas 3 orësh e ca arritëm në spitalin e Amanit, më thanë është spital i mirë. Erdhën doktorë dhe më thanë një shumë të llahtarshme dhe s’të fusnin në operacion pa iu dhënë lekët. Unë s’kisha asgjë me vete as pasaportën, pasi kisha dalë për të bërë shëtitjen time.

Marr me vete një sasi lekësh të nevojshme për çdo rast dhe kartën e identitetit. Nuk kisha asgjë me vete dhe aty për herë të dytë po rrezikoja në derë të spitalit krahun për punën e pagesës. Për fat kishin marrë celularin, e hapa dhe s’më njihte fytyrën, mezi bëra kodin dhe i tregova një numër telefoni një person që mori. Më futën në operacion dhe më pas s’kam kuptuar më se çfarë ka ndodhur. Isha në një gjendje më pas që ndihesh qetë mirë dhe në një farë gëzimi që isha në një dhomë si një spital europian, kjo më qetësoi.

Herë pas here më bënin qetësues që dhimbja të ulej. Spitali këtu ndryshoi 3-4 herë shifrat, në darkë një shifër tjetër shumë e madhe në mëngjes një tjetër. Nuk e dija ku ta mbaja mendjen. Dua të falendëroj një person nga Londra i cili, kisha humbur ndjenjat dhe nuk arritja të flisja, por ky personi nga Londra pagoi të gjithë shumën që duhej. Është një djalë i ri shumë bujar, unë i detyrohem atij dhe bëri atë gjë që shumë të tjerë nuk do ta bënin.”- tha Arjan Konomi.

Arjan Konomi njofoi për gjendjen e tij shëndetësore pak ditë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shfaqej në spital. Menjëherë kanë ardhur reagimet nga miqtë dhe kolegët e tij të cilët i uruan shërim të shpejtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME