Categories Showbiz

Arjan Konomi rishfaqet pas 5 vitesh, të hënën në ekran si opinionisti i vetëm i “Për’puthen”

Gazetari i njohur Arjan Konomi i rikthehet jetës publike, kësaj here si opinionist i formatit “Për’puthen”, që rinis transmetimin të hënën në ekranin e “Top Channel”. Pas 5 vitesh mungesë larg Tiranës, për t’iu dedikuar krijimtarisë dhe kopshtarisë në fshatin Vuno në jug të Vlorës, Arjani vendos të ulet sërish në poltronin e opinionistit historik, në këtë program njohjesh që do të prezantohet nga Bora Zemani.

Autorja e programit, Olsa Muhameti zbuloi emrin e tij me anë të një postimi në Instagram, ku pyetjes së ndjekësve se kush do të jetë opinionisti ajo iu përgjigj: “Arjan Konomi.Jam shumë e kënaqur që pas rezistencës së tij këto vite ndaj ofertave televizive, është “Për’puthen” që e rikthen Arjan Konomin në ekran”.

“Përputhen” ka në qendër vajza e djem që kërkojnë të gjejnë shpirtin binjak si pjesë e kësaj aventure televizive. Dihet që pika e fortë e këtij programi është roli i opinionistëve. Sezonin e kaluar në poltronin e opinionistit ishte blogeri i famshëm, Olti Curri. Pas tërheqjes së tij, produksioni arriti të bindë Konomin, i cili rikthehet në ekranin e “Top Channel” disa vite pasi ka qenë opinioinisti i spektaklit të famshëm “Big Brother”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME