Categories Lajme

Arjan Ndoj ende në spital, si është gjendja e prokurorit

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur me psedonimin “Rrumi” vijonë të qëndrojnë në spitalin e Durrësit që prej pasdites të së premtes.Fraktura që prokurori Ndoja ka pësuar në shpatull sipas mjekëve kërkon ende kujdesin e tyre, duke u mbajtur në terapi intesive në pavionin e Ortopedisë.Ndërsa plagët e shkaktuar nga plumbat nuk përbëjne problem për shëndetin e tij.

Ndryshe nga prokurori, i plagosuri tjetër Aleksandër Laho qëndron në pavionin e kirurgjisë.Dëmtimi që i është shkaktuar nga një plumb i vetëm, i cili ka depërtuar nga shpatulla në drejtim të nofulles është i rëndë.Mjekët thonë se 48 vjeçari ka reaguar pozitivisht, por dëmtimi thuajse i plotë i nofullës e bën te pamundur komunikimin me të, duke kërkuar një kujdes të veçantë.Të dy pacientët të veçuar nga njëri-tjetri vijojnë ende të ruhen nga forca të policisë.Veç familjarëve dhe hetuesve të çështjes nuk lejojnë askënd tjetër t’u gjinden afër për arsye sigurie.Prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati sëbashku me shoferin e tij Andi Malokun dhe shtetasin Aleksandër Laho teksa po udhëtonin në një automjet nga Durrësi në drejtim të Tiranës, pranë mbikalimit të Shkozetit.Te tre personat arritën ti mbijetojnë atentatit duke mbetur të plagosur./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME