Categories Lajme

Arjan Sala/ Del ekspertiza, ja çfarë e shkaktoi zjarrin në qendrën tregtare

Zjarri në magazinën e qendrës tregtare u shkaktua nga shkëndija elektrike e një neoni të vjetër. Ky fakt ka dalë në konkluzionet përfundimtare që kanë nxjerrë ekspertët e shërbimeve zjarrfikëse, në sajë të ekspertizës së kryer prej tyre.

ABC mëson se nga hetimet ka rezultuar që neoni ishte në gjendje jo të mirë dhe gjysmë i amortizuar dhe në pjesën më të madhe të kohës qëndronte i tejnxehur. Ngjitur me tavanin ku ishte vendosur neoni ndodhej edhe një raft me rroba sintetike që si pasojë e shkëndijës ato janë përfshirë menjëherë në flakë.

Përgjigja përfundimtare e ekspertizës ka dalë 10 ditë më parë dhe është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, institucion ky që po kryen hetimet e mëtejshme. Nga ana tjetër, edhe prokuroria ka marrë një ekspert të pavarur i cili do të vërtetojë nëse kabujt elektrikë në garazhin e qendrës tregëtare të modifikuar si magazinë, ishin ose jo të amortizuar.

Për mosmarrjen e masave për mbrojtjen nga zjarri, shërbimi zjarrfikës ka gjobitur me dy milionë lekë të vjetra pronarin e qendrës tregtare. Pasditen e 24 marsit magazina u pushtua nga flakët për katër ditë me radhë, ku përveç dëmeve të mëdha materiale humbi jetën edhe i riu Arian Sala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME