Categories Lajme

Arjan Sala u sakrifikua për të shpëtuar jetë, çfarë u gjet pranë trupit

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike, ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala si pasojë e zjarrit të rënë në magazinën ku ai punonte pranë kthesës së Kamzës. Mësohet se trupi i pajetë i të riut është gjetur  në mes të magazinës ku ai kishte hyrë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri dhe për të shuar vatrën por që nuk mundi të dalë i gjallë nga aty.

Sipas informacioneve, trupi i Arjan Salës, nuk ishte djegur plotësisht, por vetëm këmbët. Ndërkohë, sipër tij mësohet se janë gjetur rroba të lagura, që dyshohet t’i kenë rënë sipër nga presioni i ujit që hidhnin zjarrfikësit.

Pranë trupit të Arjan Salës janë gjetur edhe dy fikse zjarri, të cilët i riu kishte marrë me vete në momentin që ishte futur për të shuar vatrën e zjarrit të rënë brenda magazinës. 32-vjeçari është mundur të nxirret nga magazina pas rreth 60 orësh. Ndërkohë ka qenë xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin dhe më pas është dërguar në morg për të bërë ekspertizën e plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME