Categories Lajme

Arjol Shero, Vlonjati i cili po ecën në gjurmët e të jatit bisnesmen, i është kushtuar tërësisht bisnesit të ri në fushën e agro-turizmit

Një fest e bukur në mes agrumesh, sot në Konispol, më saktë në fushën plot platacione të Mursisë.
Gjithëshka stolisur plot hieshi mes ngjyrash kaki të agrumeve për rreth.
Në këto anë ka disa vite që bëhet Festa lokale e Mandarinës, agrumja me nam e kësaj zone, por këtë vit organizimi u bë krejt i veçantë.
“Lugina e Agrumeve”, një ambjent fantastik i bisnesit me të njejtin emër u bë sheshmejdani i zhvillimit të kësaj feste me një okelio domethënëse për këto anë.
Fatmir Shero me djemtë pas një pune të madhe disa vjeçare çelën sot “kanatat” e bisnesit më të ri në Bashkinë e Konispolit, impiantin e grumbullimit, përpunimit, ruajtjes dhe ekspoetit të mandarinës por edhe portokajve e limonit.
Këtu familja Shero kultivon agrumet në një sipërfaqe 10 ha por, me realizimin e objektit përpunues përmes një linje teknologjike bashkëkohore, tani do të kthehet edhe në një pikë të fuqishme e moderne për grumbullimin, përpunimin dhe exportin e prodhimeve të zonës.
Arjol Shero i cili po ecën në gjurmët e të jatit bisnesmen, Fatmirit, tani ka lënë Vlorën dhe pastiçerinë e famshme të ëmbëlsirave që mban emrin e tij, “Arjoli”, dhe i është kushtuar tërësisht bisnesit të ri në fushën e agro-turizmit.
Në këtë linjë do të jetë edhe një lokal i ri shërbimi, konceptuar mjaft hijshëm, i cili do të trajtojë vetëm prodhime bio me kulinarinë tradicionale të zonës.
“Lugina e Agrumeve”, krijesa më e re dhe krejt e veçantë agrobujqësore e turistike në zonën e Konispolit.
Një aset më shumë jo vetëm agroushqimor e turistik në jug të Shqipërisë.
Ndanë udhës Butrint- Konispol tani edhe një pikë relaksi më shumë.
Në “Mandarina Fest” morën pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi, Zv.Ministri Dhimitër Kote, Kryetari i Bashkisë Shuaip Beqiri, Kryetari Dh.Tregëtisë Qarkut Arben Breshani etj. Nga Sejmen Gjokoli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME