Categories Lajme

Arka e pensioneve në rrezik, stoku i borxhit arriti 144 milion euro

Stoku i borxhit për sigurimet e papaguara shoqërore arriti në 17,7 miliardë (144 mln euro) në fund të vitit 2021 me një zgjerim 4.1 për qind në raport me fundin e vitit 2020, raportoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga viti 2018 në vitin 2021 borxhi ndaj sigurimeve është zgjeruar me 3,9 miliardë lekë, rreth 28.8 për qind.

Detyrimet në këtë zë mjaft sensitiv, përveçse po rriten me shpejtësi rrezikojnë të jenë një plagë e thellë sociale në vitet në vijim, pasi do të privojë punonjësit e sotëm nga pensioni i nesërm.

Nëse kjo shumë do të ishte derdhur në arkën e sigurimeve shoqërore do të ishte e mjaftueshme për indeksimin e pensioneve me inflacionin së paku 5 vitet në vijim.

Numri i debitorëve dhe shuma e detyrimeve të papaguara ndaj sigurimeve shoqërore po rritet ndjeshëm nga vitit në vit, megjithë masat shtrënguese në legjislacion pas shuarjes së detyrimeve në vitin 2014.

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një inspektimi në skemën publike të pensioneve gjeti se, rritja e detyrimeve në vitin 2020 ishte sa 75 për qind e deficitit të skemës së pensionit të qytetit me një zgjerim 5 % në krahasim me vitin 2019.

Të dhënat tregojnë se 94 për qind të detyrimeve ndaj ISSH zotërohen nga sektori privat dhe kryesisht biznesit i madh me mbi 63 për qind të shumës dhe pjesë tjetër nga biznesi i vogël. Entet publike zotërojnë rreth 6% të totalit të detyrimeve.

Detyrimet e akumuluara, të cilat duhet të shkonin për llogari të arkës së Sigurimeve Shoqërore kanë krijuar efekte negative të shumëfishta.

Në kushtet e mospagesës së sigurimeve buxheti i shtetit duhet të subvencionojë nga taksat e përbashkëta skemën e pensioneve për të kryer pagesat për përfituesit aktualë. Të ardhurat nga kontributet shënuan rritje me 13.6 % më 2021 dhe shpenzimet u rriten me 10.5 për qind, për rrjedhojë deficiti i skemës u thellua dhe subvencioni nga buxheti i shtetit u rrit. Financimi i skemës publike të pensioneve nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2021 ishte 53 miliardë lekë me një rritje vjetore 5% sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Shpenzimet në vlerë për sigurimet shoqërore po rriten më shpejt se të ardhurat nga sigurimet, ndërkohë që presionet për rritje të shpenzimeve në vitet në vijim po shtohen nga plakja e popullsisë.

Gjatë periudhës 2010-2020 përfituesit në skemën e pensioneve u rriten me 22%, por ndërkohë pagesat pensioni mesatar për një pensionist është në rënie.

Në dekadat në vijim popullsia e moshuar rrezikon të përfundojë në varfri të thellë nga defektet në tregun e punës dhe grumbullimi i dobët të ardhurave nga kontributet./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME