Categories Lajme

Në ndjekje nga policia shkaktoi aksident masiv, Gjykata e Elbasanit jep vendimin për të riun

Me gjashtë vite burg e ka dënuar Gjykata e Elbasanit Aldrion Shehu, që shkaktoi aksidentin masiv në Elbasan dy vite më parë.

Prokurori Ritvan Sukaj kishte kërkuar dënimin e tij me 30 vite burgim. Gjykata riklasifikoi njërën nga veprat atë të vrasjes së punonjësit të policisë duke e klasifikuar si kanosje.

Aldrion Shehu duke drejtuar një makinë tip “Passat” kaloi tre postblloqe që nga Pogradeci në Elbasan duke e detyruar policinë që të ndërhyjë forcërisht për ndalimin e tij.

Në këtë mënyrë, forcat e rendit i kanë hedhur zinxhirë me gozhdë për çarjen e gomave të makinës së Aldrion Shehut duke bërë që ai të kalojë në anën tjetër të rrugës, gjë e cila solli edhe përplasjen me mjete të tjera. Nga aksidenti masiv u plagosën pesë persona të pafajshëm, mes tyre dhe një polic.

Policia i bëri shenjë të ndalonte por Shehu shtoi shpejtësinë ndaj u vendos në ndjekje të tij për disa kilometra.

Policia kishte dyshime se Shehu mund të ketë patur lëndë narkotike në makinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME