Arkeologët kanë bërë një prej zbulimeve më unike në Rusi. Ata gjetën një aksesor antik, që duket si një iPhone ose ndonjë model modern smartphone. I gjetur në varrin e një gruaje, objekti ka përmasat 18 x 9 cm dhe ka ngjyrë të zezë.
Objekti është i dizejnuar me disa gurë shumëngjyrësh dhe me monedha kineze. Arkeologët, me shaka e quajtën zbulimin “iPhone”, por në të vërtetë është togëz rripi. Sipas arkeologëve, Monedhat e gjetura në varr i përkasin 2.137 viteve më parë. Objekti i lashtë është një nga zbulimet më interesante të bëra nga arkeologët në nekropolin Ala-Tey në Republikën e Tuva të Rusisë, i cili kufizohet me Mongolinë.
well actually we think it looks more like Samsung than an iPhone…:) Archeologist in awe at 2,100 year old iPhone-like belt buckle unearthed in 'Atlantis' grave in Tuva. Ancient Xiongnu-era woman took stylish accessory to the afterlife https://t.co/9GEonROP3T pic.twitter.com/6gmlk53CzJ
— The Siberian Times (@siberian_times) September 8, 2019