Categories Lajme

Arkitekti: Ndërtesat janë prova materiale, të prishen pasi të hetohen

Ndërtesat  e shembura nga tërmeti përbëjnë objekt të hetimit ligjor dhe teknik. Ky është mendimi i arkitektit Marin Biçoku. Ai ishte i ftuar këtë të diel në emisionin ‘E Diela Shqiptare’ në Tv Klan ku tha se ky proces duhet të jetë transparent që të jetë i besueshëm tek qytetarët. Biçoku u shpreh se për rastet duhet një hetim i thelluar rast pas rasti.

‘Patjetër që hetim duhet të ketë se sa kohë ka pasur qytetarë që kanë humbur jetën ka elementë të veprës penale apo të një situatë hipotetike. Lidhur dhe me atë që thashë më përpara është e rëndësishme për të përfituar besimin e qytetarëve te shteti, një hetim të thelluar, individual rast pas rasti. Ju me drejtë mund të bëni pyetje pse u ndërtua kjo ndërtesë, pse u ndërtua ajo ndërtesë dhe është shumë e vështirë të japësh një përgjigje nëse nuk ka një hetim ligjor dhe teknik të detajuar.

Besoj se një nga elementet që mund të jetë me vlerë për t’u sugjeruar në momentin që ne flasim, prishja e ndërtesave që e kanë humbur integritetin strukturor duhet të bëhet vetëm pasi të jetë bërë procesi i hetimit teknik dhe ligjor. Duam apo nuk duam ne, ndërtesat pavarësisht se kanë pësuar kolaps total përbëjnë elementë të provës të cilat i vlejnë dhe prokurorëve për të zhvilluar hetimet e tyre, por vlejnë edhe nga pikëpamja teknike shkencore për të kuptuar se si janë sjellë ndërtesa të ndryshme, të viteve të ndryshme ndaj këtij tërmeti.

Prandaj është e rëndësishme për opinionin tim që përpara se ndërtesat, sigurisht që duhen siguruar për të mos pasur rrezikshmëri të qytetarëve që vijnë rreth e qark, por duhen analizuar përpara se të rrafshohen komplet dhe më pas të largohen. Si për anë teknike dhe ligjore. Do duhet transparent procesi në mënyrë që rezultati që do dali mund t’i pëlqejë apo jo qytetarëve të jetë i besueshëm’, tha arkitekti. Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor shkaktoi 51 viktima. Ndërkohë shumë pallate dhe banesa janë shembur ose dëmtuar rëndë duke lënë në qiell të hapur familje të tëra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME