Categories Lajme

Arkitektja e ardhshme/ Kush ishte Xhesika Biqiku, viktima e parë nga tërmeti në Tiranë

Xhesika Biqiku është viktima e parë e tërmetit në kryeqytet, dhe jeta e 51-të e shkëputur në mes si pasojë e lëkundjeve që përfshinë Shqipërinë mëngjesin e së martës së 26 Nëntorit. Xhesika sapo kishte nisur ëndrrën e saj për tu bërë arkitekte, ndërkohë që tullat e rëna nga pallati i saj në Kombinat, ku jetonte së bashku me familjen i shkaktuan asaj vdekjen.
20-vjeçarja prej tre ditësh mbahej në jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kome, ndërsa transporti i saj drejt Italisë nuk u krye dot, për shkak se mjekët nuk jepnin garanci për jetën e saj.

Bashkë me Xhesikën, atë mëngjes të hidhur të marte mbetën të plagosura dhe nëna dhe motra e saj, ndërkohë që babai kishte rrëfyer dhe të gjithë skenën e rëndë. Nëna e Xhesikës Rozeta e cila ka këmbën e thyer si dhe çarje në kokë. Gjithashtu dhe e motra e viktimës 20-vjeçare, Sabina 22 vjeç ka një këmbë të thyer si dhe çarje në shpatull.

Kryefamiljari, Ilia Biqiku apelonte kryeministrin Rama që ta niste drejt Italisë vajzën e tij, pasi kishte marrë dëmtime të rënda në tru, por duket se Xhesika e humbi luftën në momentet e saj të fundit.

“Xhesika është shumë rëndë, Është në reanimacioni. Dje kanë ardhur katër mjekë italianë. Një djalë u nis drejt Italisë, për tu nisur ishte edhe emri i gocës time, por nuk u nis. Po i qëndrojnë aty. Ranë tullat e katit të 5 në kombinat. Xhesi do të kishte shpëtuar, po të mos isha penguar unë. Tullat u kishin rënë sipër. U thash ku jeni mo babë? Ata më thanë se na kanë zënë tullat.

Xhesika ka dëmtime në kokë. Na kanë thënë se ka dëmtime në tru dhe ka çarje nga llamarina. U thash çojeni në Itali. Kisha thënë të kisha vdek unë më mirë. Është gocë e re është 20-vjeçe. Pallati është i pabanueshëm, i ka vënë shirit bashkia. Është ndërtuar në 72. Kërkoj që të shkojë goca në Itali të shërohet dhe të gjej një banesë, unë flej në spital. Më zë gjaku nuk hy dot ta shoh.” tha një ditë pas ngjarjes së rëndë Ilia Biqiku, babai i Xhesikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME