Categories Lajme

Armë me postë drejt Anglisë, 8 vite burg për Saimir Cullhaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 8 vjet burg, Saimir Cullhaj i cili akuzohej për trafik ndërkombëtar armësh. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Cullhajn, por falë kërkesës për gjykim të shkurtuar Cullhaj u dënua me 8 vite.

32-vjeçari u kap në 24 gusht 2017 pasi në aeroportin e Rinasit u kapën 3 pako të kompanisë DHL, në të cilat ndodheshin armë luftarake. Lidhur me ngjarjen u shpalll në kërkim edhe Neritan Farian, 47 vjeç, nga Durrësi, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i Cullhaj.

Policia e arrestoi Sajmir Cullhajn pasi tek armët u gjendet gjurmët e tij të gishtave, ndërsa vetë ai e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë rrjet duke deklaruar se nuk e dinte se çfarë kishte brenda në pako, dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli.

“Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako”,-tha Cullhaj para gjykatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME