Blogerja e njohur Armina Mevlani ka mbushur 29 vjeçe. Mirëpo, ajo ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen sot në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë. Armina ka vendosur të ndajë disa pamje nga festa e saj luksoze me të gjithë ndjekësit në Instagram. Vihet re se blogerja ka zgjedhur ta festojë 29-vjetorin në oborrin e vilës madhështore, duke e arreduar me motive marokene.
Shishet e shampanjës, menuja orientale dhe luksi i theksuar kanë qenë disa nga detajet që kanë tërhequr vemendjen e të gjithëve duke i lënë pa fjalë. Armina nga ana tjetër ka qenë e veshur plot stil dhe në disa momente shfaqet teksa kërcen në ritmet e muzikës tradicionale të Marokut, raporton Newsbomb. Ndërkohë nuk dihet nëse partneri i saj, Shkëlzen Berisha ka qenë pjesë e festës, pasi dje Policia Rrugore i hoqi patentën për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.


