Categories Lajme

Arr.estohet autorja dhe skenaristja e RAI-t, kë.rcënoi ambasadorin Ettore Sequi

Autorja dhe skenaristja e Rai TV, 41 vjeçarja Valentina Pizzale ka përfunduar dje në arrest shtëpie, me akuzën për kërcënim, për shkak se me një ligësi të pa shpjegueshme dhe pa caqe, ka përndjekur dhe fyer në çdo orë të ditës, por veçanërisht natën, Ambasadorin Ettore Francesco Sequi, 63 vjeç. Pizzale i ka dërguar ambasadorit mesazhe me tekste të tilla si, ‘do të të shkatërroj’.

Diplomati i shquar Sequi, i cili ka shërbyer edhe në Shqipëri si Ambasador i BE, që nga muaji shtator është thirrur përsëri në Romë, pas detyrave në Kinë dhe Mongoli, për t’u vendosur në katet e sipërme të Ministrisë së Jashtme, në postin e shefit të kabinetit të Ministrit Luigi Di Maio.

Prokurori i Romës kërkoi ndaj Valentina Pizzale masën paraprake të arrestit në shtëpi, pasi Sequi nënshkroi një ankesë në lidhje me sjelljen persekutuese të Pizzale.

Në vitin 2017, Ettore Sequi kishte patur një lidhje të shkurtër me autoren e RAI-t dhe pas ndarjes atij I’u desh t’i drejtohej autoriteteve gjyqësore për ta mbajtur larg gruan që e mundonte dhe kërcënonte.

Sequi e kishte denoncuar edhe më parë gruan pasi ajo, edhe pse ishin ndarë, vazhdonte ta kontaktonte në çdo kohë, duke u përpjekur ta frikësonte atë me anë të kërcënimit se do bënte publike lidhjen e tyre.

Qëllimi i Pizzale ishte të detyronte ambasadorin të mos i jepte fund lidhjes me të. Ajo nuk donte që historia e tyre të merrte fund. Por, duke u përballur me qëndrueshmërinë e Sequi për ta mbajtur sa më larg, mesazhet kishin ndryshuar rrënjësisht, duke u bërë gjithnjë e më shumë kërcënuese dhe më të shpeshta.

Prokuroria, pas denoncimit fillestar, kishte nisur hetimet, të cilat jo vonë e çuan Pizzale-n para gjykatësit të seancës paraprake.

Edhe pse skenaristja e dinte se po hetohej, ajo nuk kishte hequr dorë nga veprimet e saj. Në muajin shtator, kur Sequi u kthye nga Pekini, gjërat shkuan edhe më keq. Dhe ishte pikërisht kjo e shtyu prokurorin Maria Monteleone dhe prokuroren Daniela Cento të kërkojnë arrest shtëpie për Valentina Pizzale.

Pizzale tani është në apartamentin e saj dhe nuk mund të komunikojë me botën e jashtme, madje as përmes mediave sociale. Gruaja është gjithashtu administratore e një faqe në Facebook kushtuar ezoterizmit, një “grup i fshehur”, siç ajo e përcakton, brenda të cilit luan rolin e ‘fallxhores’, e specializuar në lojrat me letra, si ato Kelte, Flamane, Norvegjeze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME