Categories Lajme

Arratisen dy shqipëtarë me litar

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridhalos. Shqiptarët e identifikuar me emrin Elvis Pepa dhe Leonard Pepa ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar zougla.gr dy shqiptarët e kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur

Arratisja e tyre është vënë re sot në mëngjes kur nuk janë paraqitur në momentin kur bëhet prezenca, informon oranews.tv

Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre ndërsa rasti i është referuar ministrisë së Drejtësisë.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë dy shqiptarët kanë arritur të largohen rreth orës 20:30 të mbrëmjes së 1 janarit dhe janë kuptuar vetëm në mëngjes kur ka nisur numërimi. Sipas autoriteteve të burgut, dy shqiptarët kanë shfrytëzuar zonën e cila nuk ruhej me policë, dhe kanë arritur të kapërcejnë murin e rrethimit me litar.

Dy shqiptarët e arratisur kanë të njëjtin mbiemër por nuk dihet nëse janë vëllezër apo kushërinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME