Categories Lajme

Ndihmuan në arratisjen e një serbi, 6 të shoqëruar në Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar 6 persona, mes të cilëve dy punonjës policie, pasi ditën e djeshme kanë ndihmuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin t’u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi. Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.

Strukturat e Komisariatit te Policisë Kukës në bashkëpunim me Sektorin e SHÇBA-së nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, arrestuan në flagrancë 6 shtetas:

– K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;

– J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;

– R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;

– F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

– K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës;

– Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Arrestimi i shtetasve KM., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi. Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V., kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME