Categories Lajme

Arres tohen 7 persona të shpallur në kërkim

Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar  Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe ndaluar 7 persona për vepra të ndryshme penale.  Nga specialistët për qarkullimin rrugor në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

I.T., 66 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin P.N. Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan dhe u ndaluan shtetasit:

G.M., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, në banesë. K.N., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar sepse ka kanosur dhe tentuar të ushtrojë dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

F.K., 37 vjeç, banues në Elbasan është kapur nga shërbimet e Policisë së Elbasanit, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e armëve të ftohta”. Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan dhe ndaluan shtetasit:

A.P., 39 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta vëllain e tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij. Sh., 39 vjeç, banues në Prrenjas, u kap nga shërbimet e Policisë Librazhd, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.P., 44 vjeç, banues në Gramsh, pasi në fshatin Harunas, në vendin e quajtur “Bregu i Selesofit”, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe sekuestruan 42 bimë narkotike të kultivuara. Dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim kombëtar dhe po punohet për kapjen e tij, ka kultivuar lëndë narkotike. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME