Categories Lajme

Arrestimi i dy zyrtarëve të Burgut të Peqinit, skema e tyre për të liruar të dënuarit

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i dy zyrtarëve të Burgut të Peqinit, ish-shefit juridik Gani Shehu dhe kartelistit Lulzim Kadiu.

Dy zyrtarët janë arrestuar për falsifikim të kartelave të punësimit. Dyshohet se Shehu dhe Kadiu kanë falsifikuar kartelat e disa të burgosurve, mes të cilëve është edhe Viktor Ymeri, personazh i njohur në botën e krimit. Ata i kanë shtuar më shumë orë pune këtij të dënuari, që të përfitonte lirinë.

Dosja e Viktor Ymerit, akuzat për v rasje dhe lidhja me grupet k riminale të Vlorës

Viktor Ymeri u lirua nga gjykata e Elbasanit në 27 dhjetor të 2019 pasi ishte dënuar me 25 vite b urg për v rasjen e Arben Pajës e Ilir Xhungës. Vendimi i gjykatës së Elbasanit shkaktoi mjaft reagime në publik për shkak të së shkuarës së Ymerit dhe lidhjeve të tij me grupet k riminale të Vlorës.

Aso kohe, gjykata ka marrë në konsideratë punën që Ymeri ka bërë gjatë kohës që ndodhej në burg duke ia zbritur atë nga dënimi. Megjithatë duket se numri i orëve të punës që ka bërë Ymeri ka qenë i falsifikuar.

Një muaj para se të merrte vendimin për lirimin e Ymerit, gjykata e Elbasanit kishte vendosur që t’i njihte atij ditët e punës së kryera në b urgun e Peqinit, të cilat konvertohen në 5 muaj e 16 ditë b urg. Këto ditë b urgu janë zbritur nga totali i d ënimit ndaj Ymerit, gjë e cila çoi në lirim.

Viktor Ymeri u a rrestua në vitin 1999 me akuzën e v rasjes me dashje duke u d ënuar fillimisht me 25 vite b urg. Disa vite më vonë, teksa ishte në b urg, ndaj tij u dha edhe një vendim me 24 vite b urg nga një gjykatë italiane sërish me akuzën e v rasjes.

Në vitin 2017, Ymeri i kërkoi gjykatës së Durrësit që të bashkonte dy vendimet. Kërkesa e tij u pranua dhe përfundimisht u dënua me 25 vite b urg.

Pas dy viteve shqyrtim nga shkalla e parë në apel, kjo e fundit vendosi në maj 2019 pranimin e kërkesës për bashkimin e dënimeve duke theksuar se atij i kishin mbetur edhe 3 muaj e 20 ditë b urg.

Praktikisht, sipas këtyre vendimeve, Ymeri duhej të lirohej nga burgu në shtator 2019, por kjo nuk ndodhi pasi atij nuk i ishin zbritur ditët e b urgut nga puna që kishte bërë në burgun e Peqinit. Ka qenë vendimi i datës 27 nëntor 2019 që i zbriti atij ditët e burgut për shkak të punës së bërë në burg që çoi në arsyetimin e gjykatës në 27 dhjetor për lirimin përfundimtar të Viktor Ymerit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME