Categories Lajme

Arrestimi i policëve në Morinë, Gledis Nano: Ata që nuk e bëjnë punën me ndershmëri duhet të largohen

Nga Gjirokastra, drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka reaguar në lidhje me operacionin që goditi skemën e korrupsionit në Drejtorinë e Kufirit në Kukës duke çuar në pranga 17 efektivë, 14 në arrest shtëpie dhe tre të tjerë të pezulluar.

Nano deklaroi se asnjë punonjës policie që nuk e bën punën me ndershmëri nuk mund të qëndrojë në detyrë ndërsa u kërkoi agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me këto masa.

“Sot kemi ardhur në Gjirokastër pas një iniciative të Policisë së Shtetit për emërimin e katër rrugëve me emrat e Dëshmorëve të rënë në krye të detyrës. Kjo është për t’i dhënë rëndësinë që meritojnë dëshmorëve të kohëve moderne.

Sot është bërë njoftim zyrtar nga SPAK për disa masa sigurie për punonjës policie për shpërdorim detyre. Policia e Shtetit ka qenë në krah të agjencive të tjera ligjzbatuese.

Kam synuar dhe i qëndroj shumë fort pastërtisë së figurës. Ata punonjës policie që nuk e gjejnë veten për të bërë me ndershmëri punën.

Nuk mund të bëhet pis kjo me disa elementë që tradhtojnë kolegët në punë. I kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me këto masa”, tha Gledis Nano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME