Categories Lajme

Arrestimi i vrasësve me pagesë në Greqi, policia njoftim zyrtar: Sekuestruam armë dhe shumë të madhe eurosh

Policia greke ka dalë zyrtarisht në deklaratë për shtyp pas arrestimit të dy shqiptarëve të dyshuar si vrasës me pagesë dhe autorë të vrasjes së 47-vjecarit Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjecarit Edi Lulo alias Etmond Hysa në 15 dhjetor 2024 në Thermomakedones të Athinës.

Zyrtarisht policia greke ka pranuar sot se në ngjarjen e rëndë mbeti i plagosur edhe një shtetas i tretë, po shqiptar, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe.

Sipas policisë, operacioni i djeshëm është zhvilluar në “Peristeri” dhe “Nea Smyrni” të Athinës duke çuar në arrestimin e shtetasve Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç nga Saranda. Ata akuzohen për veprat penale “organizatë kriminale”, “vrasje”, “armëmbajte pa leje”, “falsifikim” dhe “mbajtje lëndësh narkotike”.

Sipas policisë, mesditën e së dielës, 15 dhjetor 2024, të dyshuarit u janë afruar 3 persona të cilët kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre, me pasojë vdekjen e 47-vjeçari Irakli Davella nga fshati Mesopotam i Finiqit dhe dhe plagosjen e 2 të tjerëve, njëri i identifikuar si 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa nga Puka, ndërsa më pas me një automjet janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga mbledhja dhe vlerësimi i mëvonshëm i informacionit dhe nga i gjithë materiali parahetimor i grumbulluar, i gjet mjeti i përdorur gjatë ngjarjes, i parkuar në zonën e “Nea Smyrni”.

Siç ka rezultuar, të dyshuarit kanë përdorur gjithsej 4 mjete për kryerjen e krimit, duke lëvizur në mënyrë zinxhir nga njëri në tjetrin, për të shmangur identifikimin dhe zbulimin.

Për të shmangur zbulimin, autorët i kanë ndryshuar targat e automjetit që përdornin për t’iu afruar viktimave, e kanë parkuar vazhdimisht në vende të ndryshme dhe i janë afruar rregullisht për qëllime vëzhgimi, duke mbajtur një profil të ulët, duke mos treguar identitetin e tyre real në kontratën e qirasë.

Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre gjatë arrestimit, janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri “Kallashnikov”, 1 armë zjarri “Scorpions”,  2 jelekë antiplumb, 118 fishekë, 6 krehëra, 3 silenciatorë, pranga, 3 thika, pajisje TASER, pajisje portative GPS, 6 gramë marijuanë, celularë dhe karta SIM, 1 dron, dylbi, 5 automjete, çelësi automjeti dhe 79.500 euro.

Detaje të reja/ Arrestimi i vrasësve me pagesë në Greqi,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë

Ish-shefi i Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho është dërguar për gjykim, ndërsa akuzohet se lejoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vidhnin në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojen, arrestohen 2 persona

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi dyshohet se janë autorë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Java që vjen pritet të jetë e ftohtë dhe do të ketë reshje bore, parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me rreth 100 plumba, policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekësia në zi, komuniteti humb një njeri të mrekullueshëm, ndahet nga jeta doktori i njohur

Lushnja dhe mbarë komunitet shëndetësor janë në zi. Është ndarë nga jeta një njeri i…

LEXO ME SHUME