Categories Lajme

Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, grabisnin shtëpitë dhe banesat

Dy djem dhe një vajzë, të moshës 19, 29 dhe 23 vjeç, u ndaluan nga policia spanjolle, si pjesë e një grupi që realizonte vjedhjet e banesave dhe dyqaneve në Pontevedra.

Të tre të arrestuarit janë shqiptarë, ndërsa policia ka zbuluar edhe skemën e funksionimit të grupit.

Ata pasi kryenin vjedhjet, duke përdorur masak dhe automjete me targa të falsifikuara, ktheheshin në Shqipëri, dhe më pas udhëtonin drejt Spanjës, me identitete të ndryshuara.

Kjo i ka vështirësuar punën policisë spanjolle në zbulimin e grupit. Fillimisht, policia ndaloi 23-vjeçaren, të cilës iu gjetën bizhuteri të shtrenjta, në tentativën për t’u larguar nga Spanja. Ajo u kap në aeroport.

Dy ditë më pas, policia zbuloi edhe dy shqiptarët e tjerë, ndërsa në banesat e tyre u gjetën shuma të mëdha parash dhe bizhu me vlerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME