Categories Lajme

Arrestohen katër persona në Tiranë, policia jep detajet: Njëri ishte në kërkim, pasi…

Kater persona jane arrestuar ne Tirane, njeri prej tyre i shpallur ne kerkim per “Mashtrim” dhe “Shkatërrim prone”. Policia e Tiranes informon se dy prej te arrestuarve jane vene ne pranga per “Vjedhja” dhe një tjeter pasi u denoncua per dhune ndaj bashkeshortes.

NJOFTIMI  Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 25 vjeç dhe u procedua penalisht vëllai i tij i mitur, shtetasi A. A., 15 vjeç, pasi në rrugën “Fuat Toptani”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në mjetin në pronësi të shtetasit N. S., disa sende personale të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit E. H., 26 vjeç, pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një marketi ka vjedhur disa produkte ushqimore. Nga veprimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

• Më datë 19.07.2020, në rrugën “Sulejman Delvina”, në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore me vlerën 20.000 lekë.

•Më datë 20.07.2020, në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore me vlerën 12.000 lekë.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 52 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. Xh., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkatërrim prone”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME