Categories Lajme

Arrestohen në Dhërmi dy të rinjtë nga Britania dhe Malajzia

Dy shtetas të huaj janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në zonën turistike të Dhërmiut.

I arrestuari i parë është një 30-vjeçar me shtetësi malajziane, J. S., i cili ishte akomoduar në një banesë në fshatin Dhërmi. Gjatë kontrollit të kryer në ambientet ku banonte, u gjetën dhe sekuestruan disa doza cannabis sativa dhe kokainë.

Ndërsa rasti i dytë përfshin shtetasin britanik O. S., 22 vjeç. Atij iu gjetën gjatë kontrollit fizik disa doza kokaine dhe disa tableta ekstazi.

Të dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME