Categories Lajme

Arrestohen në Dimal motër dhe vëlla, pjesë e rrjetit të shpërndarjes së kokainës

Vëlla dhe motër kapen në shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Beratit.

Policia vendore bëri sot me dije se ka finalizuar operacionin e koduar “Dimal 2”, duke vënë në pranga 2 anëtarët e familjes, ndërsa sekuestroi një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike, shuma parash, 1 automjet dhe 1 celular.

Të arrestuarit janë Françesko dhe Françeska Topi, të dy 21-vjeçarë.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Dimal 2”.    Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza kokaine në këtë qytet”, bëri me dije policia vendore.

Sendet e paligjshme u gjetën gjatë kontrollit në automjetin që ata përdornin për shpërndarjen e drogës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME