Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane në Torinë.
Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi 2-vjeçar. Policia e Torinos në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë finalizuar një operacioni, ku janë arrestuar dy shqiptarë.
Mësohet se ata akuzohen për veprat pastrim parash, të fituara në mënyrë të paligjshme përmes tregtisë online.
Hetimet e koordinuara nga Eurojust dhe SPAK kanë zbuluar një skemë të sofistikuar, ku shumat e paligjshme janë pastruar përmes kriptomonedhave dhe përdorimit të kompanive guaskë, duke fshehur origjinën e fondeve të fituara në mënyrë të paligjshme.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën e 4 milionë eurove, që dyshohen se janë të lidhura me aktivitetet kriminale të dyshuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.