Categories Lajme

EMRI \ E përplasi makina, humb jetën 27-vjeçarja në Itali

Një 27-vjeçare shqiptare humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 23:00 të së premtes në autostradën A35, në dalje të Travagliato, në provincën e Brescias.

Viktima është identifikuar si Adela Xhaferri, e cila u godit nga një automjet, sapo zbriti nga makina, ku udhëtonte si pasagjere.

27-vjeçarja po udhëtonte si pasagjere në një makinë që drejtohej nga një mikeshë, e cila përfundoi jashtë rrugës. Asnjëra prej tyre nuk kishte pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rrëshqitjes së makinës. Por kur Adela doli nga automjeti, u përplas nga një makinë tjetër, e cila nuk mundi të shmangte goditjen. Viktima me origjinë shqiptare, banonte në Breshia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME