Categories Lajme

Arrestohet 24-vjeçari me rreth 1 kg kokainë, ja si e transportonte

Një 24-vjeçar nga Kruja, që vinte me taksi dhe dyshohet se shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, u arrestua nga Policia pas disa javë hetime dhe ndjekje që i gjurmuan atij lëvizjet.

Policia bën me dije se i riu Klodian Toshi, “për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 24-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Asim Vokshi”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policë, shtetasit K. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 900 gramë kokainë dhe një aparat celular”.

Në operacionin policor të koduar “Taxi”, u arrestuan në flagrancë përveç Klodian Toshit, edhe Adrian Marku dhe Mikel Xhetani.

Këta të fundit, të dy banues në Kamzë, gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, iu sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.

Njoftimi nga Policia Tiranë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taxi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 900 gramë kokainë dhe një aparat celular. Vihet në pranga 24-vjeçari që posedonte kokainën dhe e shpërndante atë në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit janë goditur edhe dy raste të shpërndarjes së drogave në doza dhe janë vënë në pranga edhe 2 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Taxi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 24 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 24-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Asim Vokshi”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policë, shtetasit K. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 900 gramë kokainë dhe një aparat celular.

Po në vijim të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. M., 25 vjeç dhe M. Xh., të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME