Categories Lajme

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë në kërkim bashkëpunëtori

Finalizohet operacioni i koduar ‘Baldushku’ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e n arkotikëve. Sipas policisë në pranga ka rënë 25-vjeçari N.S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit I. Sh., 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kultivonin bimë narkotike në zona malore në fshatin Baldushk, e përpunonin dhe e shisnin lëndën narkotike te blerës të ndryshëm, kundrejt pagesës 700 euro një kilogram.

Në kuadër të këtij operacioni, gjithashtu janë sekuestruar 2 kg e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një dorezë metalike (përforcues grushti), një aparat celular, doreza plastike dhe maska.

Finalizohet operacioni i koduar “Baldushku”, për g oditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e n arkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 2 kg e 200 gramë lëndë e dyshuar n arkotike c annabis sativa, një automjet, një dorezë metalike (përforcues grushti), një aparat celular, doreza plastike dhe maska.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit k riminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Baldushku”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. S., 25 vjeç, banues në Baldushk, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit I. Sh., 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kultivonin bimë n arkotike në zona malore në fshatin Baldushk, e përpunonin dhe e shisnin lëndën narkotike te blerës të ndryshëm, kundrejt pagesës 700 euro një kilogram.

Në zonën e Baldushkut, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe më pas arrestuar në flagrancë shtetasin N. S., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 kg e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit I. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike (përforcues grushti), doreza plastike dhe m aska. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me armë për të kërcënuar njëri-tjetrin, në pranga dy fqinjët në Shkodër!

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Shkodrës pas një konflikti të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME