Categories Lajme

Arrestohet 31 vjeçari “i rrezikshëm” në Tiranë, u kap në banesë me kallashnikov

Një 31 vjeçar me inicialet L.Z është vënë në pranga nga forcat e policisë në Tiranë, pasi në kuadër të operacionit të kontrollit të zhvilluar në banesën e tij, iu gjetën municione ushtarake dhe armë zjarri.

Shtetasi L.Z u arrestua në flagrancë brenda banesës së tij në Yrshek dhe më pas është bërë edhe sekuestrimi i armës së tij kallashnikov.

Njoftimi i Plotë: Tiranë, Finalizohet operacioni policor i koduar “Yrsheku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Vihet në pranga 31-vjeçari që i posedonte, i dënuar më parë për shkatërrim prone.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Yrsheku”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. Z., 31 vjeç, banues në Yrshek, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në rrugën “Mihal Duri”, në Yrshek, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME