Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçari në pikën kufitare të Qafë Botës, po tentonte hyrjen në Shqipëri (EMRI)

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi në kërkim. Bëhet fjalë për Fation Alizoti, 35 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Alizoti u kap në pikën kufitare të Qafë Botës. Ai ka qenë i dënuar me vendimin e datës 08.02.2019 me 4 muaj b urg, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Njoftimi i policies, Qafë Botë Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Botë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë kapjen e shtetasit në kërkim: Fation Alizoti, 35 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 08.02.2019, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burg, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME