Categories Lajme

I shpallur në kërkim për transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.09.2021, në Pogradec. 38-vjeçari O.D., ishte shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Korçë, për transportim të emigrantëve të paligjshëm.

Elbasan-Informacion- Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.  Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:

-O.D., 38 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Korçë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.09.2021, në Pogradec, ku shtetasi O. D., pasi ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet policore të DVP Korçë, ka braktisur mjetin tip “Volkswagen”, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Pogradec.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME