Categories Lajme

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, “arrest shtëpie” për vajzën në videon intime

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici. Lajmi bëhet i ditur nga Klan News. Sipas të njëjtave burime, Gjici është arrestuar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion pasiv.

Kujtojmë se Gjici dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Kukësit më 16 Qershor, pak orë pasi një video intime bëri xhiron në rrjetet e komunikimit elektronik. Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë

Vajza që shihet në videon intime është Alma Kaçi, e cila prej ditës së sotme ndodhet në “arrest shtëpie” pasi është kapur në Shkodër. Në bazë të videove të publikuara më herët, Kaçi i ofron seks oral në këmbim të tenderit të qenve.

Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut.

Safet Gjici akuzohet nga Spak për veprën penale të korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë ndërsa Alma Kaçi akuzohet për Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME