Categories Lajme

Arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Pogradec, Po transportonte 68 emigrantë të paligjshëm

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi u kap duke transportuar 68 emigrantë të plaigjshë. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E.K pasi u ndalua nga policia tentoi që ti korruptonte, duke e përkqësuar situatën.

“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 68 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas i cili për të shmangur kontrollin, tentoi të korruptonte punonjësin e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip kamion të markës “Benz”, 68 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 150 euro secilit iu ishte premtuar kalimi i tyre drejt vendeve të BE-së.

Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit E. K., ka tentuar të korruptojë me një kartëmonedhë 1000 lekë, punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike””, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME