Categories Lajme

Arrestohet në Muriqan 22-vjeçari nga Kosova, procedohet pasagjeri

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin me iniciale K. H dhe ka proceduar 21-vjeçarin me iniciale A. S, të dy banues në Kosovës pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas, në muriqan, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Njoftimi i policisë: DVP Shkodër, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 22 vjeç, banues në Kosovë dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas, në dalje të RSh-së, në pkk Muriqan, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor vunë në pranga shtetasin V. F., 34 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe vijon procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. L., 67 vjeç dhe D. B., 43 vjeç, pasi drejtonin motomjetet përkatës, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME