Categories Lajme

Arrestohet politikani, përdori mafian për të siguruar vota në zgjedhje

Roberto Rosso, Këshilltari Rajonal i Torinos, një nga drejtuesit e forcës politike “Fratelli d’ Italia” në Piemonte është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Guardia di Finanza. Sipas akuzës, Rosso ka kërkuar vota nga klani mafioz italian “Ndrangheta”, në zgjedhjet e fundit rajonale në të cilat ai ishte zgjedhur në radhët e qendrës së djathtë. Rosso përfundoi në pranga së bashku me shtatë persona të tjerë, në një hetim të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Torinos. Në të njëjtën kohë, u bë edhe konfiskimi i pasurive që i përkisnin “Ndrangheta”, të shpërndarë në të gjithë Italinë.

“La Stampa” bën me dije se këtë paradite, Rosso ka dhënë dorëheqjen si këshilltar rajonal, ku sipas akuzave, ai u është drejtuar bashkëpunëtorëve të bandave kalabreze për të mbledhur vota.Ndërkohë kryetari i “Fratelli d’ Italia”, Giorgia Meloni, deklaroi se derisa të sqarohet kjo çështje, Rosso do të konsiderohet zyrtarisht jashtë “FdI”. Ai gjithashtu theksoi se Rosso ka qenë anëtar i “Fratelli d’Italia” për pak më shumë se një vit.

“Mësuam këtë mëngjes së ai u arrestua me akuzën më të turpshme për të gjithë. Ndihem i keqardhur. Shpresoj që ai të dëshmojë pafajësinë e tij, por unë njoftoj se “Fratelli d’Italia” do të bëhet palë civile në gjyqin eventual kundër tij”, është shprehur Meloni. 54 vjeçari Roberto Rosso, nga Vercelli, është një avokat civil. Ai ishte këshilltar rajonal përgjegjës për marrëdhëniet me Këshillin, duke deleguar procedurat administrative, çështjet ligjore dhe proceset gjyqësore, emigracionin dhe të drejtat civile. Rosso ka një karrierë të gjatë politike, duke filluar nga vitet 1990. Ai ka qenë deputet pesë herë në radhët e “Forza Italia”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME