Categories Lajme

Arrestohet punonjësi i policisë, nxiti të miturin që të kryente vjedhje

Një punonjës policie, Rei Proko 25 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr.2 në Tiranë, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore më 13 Shkurt, pasi kishte nxitur një të mitur që të kryente vjedhje.

Hetimi nisi pas denoncimit të një gruaje me iniciale G.M., e cila më 12 Shkurt kallëzoi se i ishte vjedhur një send personal në rrugën “Brigada VIII” në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera u zbulua se ky send personal gjendej në makinën Opel Corsa të policit Rei Proko. Efektivët e Komisariatit Nr.2 dhe Nr.6 zbuluan se polici Rei Proko kishte nxitur të miturin E.K. që të vidhte sendin personal të kallëzueses.

Pas hetimeve dhe zbulimit të rastit, polici u arrestua për veprat penale të  “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, “Shtytja e të miturve në krim” dhe  “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”. Ndërsa i mituri u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME