Categories Lajme

Arrestohet punonjësi i policisë së burgjeve në Elbasan, përndiqte prej 3 muajsh kolegen e tij

Një punonjës i policisë së burgjeve në Elbasan me inicialet K.L është arrestuar sot pas denoncimit nga një punonjëse burgu.

Dënoncimin e ka bërë shtetësja me inicialet O.S, ku pretendon se ai e përndiqte dhe e ngacmonte prej 3 muajsh. Sipas shtetases O.S, shtetasi K.L i dërgonte mesazhe ngacmuese në telefon, e ndiqte me makinë si dhe i ofronte dhurata për ta joshur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot më datë 17.05.2023 ora 16;00 është ndaluar me iniciativë për veprat penale “Përndjekje” dhe “Kanosje për të mos kallëzuar” parashikuar nga nenet 121-a dhe 311 Kodit Penal, nga Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, punonjësi Policisë në IEVP Elbasan me detyrë trup shërbimi, me inicialet K.L pasi;

Më date 16.05.2023 ora 16;00, ne zyrën e inspektorit te SHKBB-s është paraqitur punonjësja e policisë në IEVP Elbasan shtetasja O.S, e cila ka kallëzuar se është përndjekur nga kolegu i saj punonjësi i policisë së burgjeve, shtetasi K.L për një kohë rreth tre muaj në mënyrë të vazhdueshme, me telefon, duke i dërguar mesazhe ngacmuese, si dhe duke e ndjekur me makinë, si dhe duke e joshur, ku i ka ofruar dhurata.

Pasi është vendosur në dijeni të faktit se viktima ka kallëzuar, ditën e sotme më datë 17.05.2023 e ka telefonuar disa herë nga shtetasi K.L dhe nga familjarët e saj, duke i thënë të tërheq kallëzimin penal, ku viktima është ndier e kërcënuar”, thuhet në njoftimin e policies.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Elbasan, në ngarkim të personit të ndaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME