Categories Lajme

Arrestohet sërish “hajduti i 11 shtëpive”, fshihej në Tiranë pasi theu lejen e burgut që kishte marrë gjatë pandemisë

Arrestohet sërish Elidon Alla, 26 vjeçari nga Bulqiza i njohur ndryshe dhe si “hajduti serial i 11 shtëpive”. Mësohet se i riu ishte i dënuar për këtë vepër kriminale, ndërsa kishte marrë leje nga burgu, por në mbarim të saj Alla nuk është kthyer më në burg, por ka zgjedhur të arratiset nga shtëpia. Pasi shkeli lejen e “Qëndrimit të përkohshëm në shtëpi”, policia është vënë në kërkim dhe e ka prangosur në Tiranë, aty ku fshihej prej disa ditësh.

Njoftimi i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 4 Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Elidon Alla, 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Bulqizë, ky shtetas nuk është gjetur në banesë, duke shkelur kështu Aktin Normativ “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”, pasi për këtë shtetas ishte miratuar leja e veçantë “Qëndrim i përkohshëm në shtëpi”, për periudhën kohore 4 prill-1 korrik 2020.

Pas mbarimit të lejes së përkohshme, ky shtetas ishte larguar nga banesa e babait të tij në Bulqizë dhe fshihej në Tiranë, duke mos u kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit sipas afateve të lejes së përkohshme, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj e burg, për veprën penale “Vjedhja”. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e këtij shtetasi, u organizuan shërbimet dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i tij.Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë Dibër,  për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME