Categories Lajme

Tmerr në ambulancë/ 19-vjeçarja përdhunohet nga shoferi, po shkonte në spital për të marrë trajtim ndaj Covidit

Një vajzë 19 vjeçare nga India, e cila po dërgohej me urgjencë në spital për të marrë trajtim për koronavirusin është përdhunuar nga shoferi i ambulancës. Ngjarja e pazakontë ndodhi të shtunën e kaluar në qytetin indian të Kerala. Shoferi i ambulancës, i cili ka një tjetër cështje të hapur për vrasje në tentativë në vitin 2019, mori në ambulancë vajzën dhe një grua tjetër të infektuara me koronavirus për t’i çuar në spitalet përkatëse për trajtim trajtim mjekësor, raporton India Express.

Pasi la njërën grua në qendrën mjekësore, abuzoi seksualisht me 19-vjeçaren para se ta linte në spital. Vajza nuk hezitoi të tregonte gjithçka ndodhi, ndonëse shoferi i kërkoi falje dhe i kërkoi të mos fliste për përdhunimin. 19-vjeçarja kishte regjistruar bisedën me të për t’ia dhënë autoriteteve, të cilët ndaluan menjëherë shoferin. Policia raporton se 19-vjeçarja është në gjendje të qëndrueshme. Por ky incident theksoi rrezikun me të cilin përballen gratë indiane kur flitet për trajtim në spitale dhe disa organizata kanë kërkuar shpjegime përse një burrë me të kaluar kriminale është mes stafit që ndihmon në luftën ndaj sëmundjes.Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, India është tashmë vendi i dytë me më shumë raste të koronavirusit me 4,284,103  dhe i treti me numrin e jetëve të humbura, 72,843 vdekje për shkak të pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME