Categories Lajme

“Kam frikë, nuk dua të shtrohem”, mjekja zbulon fobinë dhe telefonatën e fundit me 65-vjeçarin

Mjekja e qendrës shëndetësore në Klos, Valbona Kola ka folur për gjendjen e 65-vjecarit Hasan Mira, i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, dy ditë pasi ishte shtruar për tu trajtuar nga koronavirusi. “Gjendja e tij ishte pa diskutim e rëndë, përderisa unë e nisa për në Burrel dhe ato në Tiranë, me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, djersë, lodhje”. Nga ana psikologjike, mjekja thotë “nuk ishte keq”. Teksa zbulon se “ai gjithmonë e ka pasur fobi vizitën e paraqitjen në spital”. “Unë s’dua të shtrohem”, i kishte thënë i ndjeri doktoreshës kur gjendja ishte përkeqësuar e ajo i rekomandoi spitalin e Tiranës.

“Por që ishim të detyruar ta përcillnim nga gjendja e rënduar, po ai s’donte në fakt”, tha mjekja për “Shqipëria Live”. Mjekja shtoi se Hasan Mira nuk kishte pasur kurrë probleme psikologjike. Ndërsa në telefonatën e fundit pasi ishte shtruar në spitalin Covid2, ai mësohet t’i ketë treguar mjekes së familjes, mike e shtëpisë, që aty nuk ishte aq keq sa ishte thënë.

“Dua të them që në darkë pasi familjarët u kthyen nga Tirana, më ka marrë në telefon e më tha, se kam qenë dhe mike për familjen, më tha në emër, ‘Vali s’qenka këtu në spital sç e kanë interpretuar në media njerëzit’ se kishte frikë, mos ishte si burg, por më tha se ishte mirë. Ai asnjëherë s’ka pasur probleme mendore apo të jetë trajtuar në këto 30 vite në dijeninë time. Sipas familjarëve ai ka pasur rezistencë për tu shtruar, nuk donte, por për shkak të gjendjes…Familjarët më thoshin është rëndë, djali ka qenë te spitali”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME