Categories Sport

Ujkani: Nuk ishte rezultati që donim, së bashku do ta ngrisim vendin tonë

Portieri kosovar ka mbetur i zhgënjyer me humbjen nga Greqia. Mirëpo, kapiteni i “Dardanëve” beson se ai me shokë do të mundohen ta ngrisin vendin e tyre Humbja nga Greqia e ka lënë një shije të hidhur në ekipin kombëtar të Kosovës. Humbjen 1:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” po e vajton ende Samir Ujkani, i cili ishte titullar në këtë takim. Sidoqoftë, portieri i Torinos beson se ai me shokë mund të rikthehen furishëm para sfidave të radhës për ta ngritur sa më lartë vendin e tyre.

Veterani i portës e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka motivuar shokët e skuadrës dhe iu ka dhënë vullnet dhe optimizëm bashkëkombësve të tij.“Nuk ishte rezultati që donim. Të gjithë jemi bashkë për vendin tonë. Së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar ish-portieri i Palermos. Kosova kishte paraqitje të zbehta në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve duke barazuar fillimisht me Moldavinë 1:1 në Parma të Italisë, ndërsa më pas u mund nga Greqia në shtëpi, 1:2.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME