Një australian ka thyer rekordin e tij për të qëndruar në akull.Të mbuluar tërë trupin me copa akulli, një australian ka thyer rekordin e tij të më hershëm. Josef Koeberl qëndroi në një kuti prej xhami të mbushur me copa akulli për 2 orë, 30 minuta dhe 57 sekonda.


Pasi përfundoi, ai më pas shijoi një akullore për të festuar rekordin e ri. Një turmë e madhe e njerëzve u mblodhën për të shikuar ngjarjen. Ai e theu rekordin nga ai i kaluari në vitin 2019 për 30 minuta. Planifikon që rekordin e ri ta ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më shumë se 200kg akull ishin të vendosur në kutinë prej xhamit, dhe Koeberl nuk kishte të veshur asgjë.





