Categories Lajme

Arrestohet shqiptari i arratisur nga spitali në Greqi

Një 31-vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur nga spitali i Rodosit në Greqi, ku po trajtohej, është arrestuar pasditen e së enjtes.

Mësohet se shqiptari ndodhej në spital për të marrë trajtim mjekësor, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. I riu shqiptar, ishte në kërkim prej disa ditësh qarkullonte nëpër ambientet e spitalit.

Nga e hëna e kaluar policia e Rodosit kishte shpallur në kërkim shqiptarin me iniciale A.B, 31-vjecc.

31-vjeçari shqiptar u transferua nga burgu i Chanias në Rodos dhe pritej që të gjykohej ditën e premte, por u shtrua në spital, pas infektimit me koronavirus.

I riu shqiptar është arrestuar për disa raste vjedhjesh dhe tentativa grabitjesh.

Në të kaluarën 31-vjeçari ka përdorur emra të ndryshëm, ndërsa ka ndryshuar edhe moshën e tij. Ai nuk konsiderohet një person i rrezikshëm, por ata që kanë rënë në kontakt me të janë në rrezik të përhapjes së koronavirusit nga i cili është i sëmurë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME