Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Sipas MeteoAlb: Vijon mbizotërimi i motit të kthjellët gjatë orëve të paradites.

Por, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

Edhe pse ka shtim të lagështirës në ajër nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgë mbi  2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti –  E premte, 25 Mars 2022

Britania e Madhe do të jenë me reshje të dendura shiu ku here pas here do të ketë rrebeshe.

Po ashtu, mbetet situata e paqëndrueshme për gadishullin iberik ku shirat do të jenë dominantë ndërsa pjesa më e madhe e Europës paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë Kosovën. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet të shfaqje të vranësirave kalimtare në të gjithë territorin, të cilat nuk do të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedoninë e Veriut do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që vendi të jetë në dominimin e kthjellimeve.

Por pritet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në orët e pasdites në Veri dhe Jug të Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME