Categories Lajme

Arrestohet shqiptari i Kosovës në Gjermani, akuzohet për mbështetje të ISIS

Prokurorët federal në Gjermani akuzuan një shqiptar nga Kosova për mbështetje të organizatës terroriste nën pretendimet se ka dërguar para për Shtetin Islamik në Siri dhe se përhapte propagandë për grupin ekstremist.I dyshuari që u identifikua vetëm si Hasan B. (në pajtim me rregullat gjermane për privatësinë), është akuzuar në fillim të këtij muaji në Hamburg.

Hasan B. akuzohet se ka lehtësuar transferimin e fondeve te një luftëtar i Shtetit Islamik në Siri 11 herë ndërmjet viteve 2016 dhe 2017 dhe dërgoi edhe para të tij gjithashtu.

Ai është akuzuar po ashtu për transferimin e parave te një person në Maqedoninë e Veriut në vitin 2015, për ta ndihmuar atë që të udhëtonte për në Siri për të luftuar për grupin Shteti Islamik.

Hasan B. akuzohet edhe për hapjen e një llogarie në rrjetin social Facebook për një pjesëtar të Shtetit Islamik dhe se i ka ndihmuar atij që të shfrytëzojë llogarinë për të shpërndarë propagandë përmes asaj llogarie.

Hasan B. ishte arrestuar në muajin qershor të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME