Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali, detaje

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Ankonës në Itali. Sipas medieve italiane, i riu shiste kokainën direkt nga makina. Pasi dorëzonte dozat ai largohej me shpejtësi për “takimet” me klientët e tjerë. Ai kishte improvizuar një banesë në një bodrum të vjetër dhe policia u përball me vështirësi për ta lokalizuar.

Gjatë kontrollit efektivët gjetën fillimisht rreth 30 gramë kokainë të fshehur në banesë dhe më pas 20 gramë të tjera të fshehura në makinë nën panelin e kontrollit të dritares së automjetit (pajisja që përdoret për të ngritur dhe ulur xhamat).

Shqiptari kishte mbërritur në Itali vetëm disa javë më parë. Përveç kokainës, atij ju gjet në posedim edhe  mjete të përshtatshme për paketimin dhe shitjen e drogës.

Policia gjeti dhe sekuestroi 9000 euro cash të cilësuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale.

Prokurori urdhëroi arrestimin e tij me burg. I riu është dërguar në burgun Montacuto në Ankona dhe është në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME