Categories Lajme

Dështon raundi i parë për presidentin e ri/Edi Rama: Nuk kemi me kë negociojmë nga opozita

”Deri më tani nuk kemi një emër për presidentin e ri”,-tha kryeministri Edi Rama pas seancës 27 sekondëshe në Kuvend këtë të hënë, ku raundi i parë u ”dogj” pasi nuk ka ende kandidaturë.

Me pas Edi Rama theksoi se nuk kemi me kë të negociojmë nga Opozita.

I pyetur nga media se si do ta zgjidhni këtë ngerç, pra me cilët do flisni nga PD, Kryeministri shtoi se “T’ia kalojë këtë të drejtë kujt? Kujt ekzaktësisht se ne nuk po dimë më, se kë kemi në anën tjetër, pasi kemi lloj-lloj copash dhe çikash.

Nuk e shoh dot ku qëndron logjika në këtë. Ne kemi kaluar 2 herë në këtë proces kur kemi qenë në opozitë nën drejtimin tim. Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-ën, por një herë kur ne nuk kishim numrat. Pra, PD kishte numrat për të zgjedhur Presidentin dhe ne kemi kaluar në këtë proces, jemi ulur në tryezë”.

Me pas Edi Rama tha atë që do të ndodhë saktësisht, se në raundin e katërt ne do ta zgjedhim Presidentin e Republikës, pasi kemi 71 vota aqsa do Kushtetuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME