Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Spanjë/ Ja rruga e re që po përdoret për trafikun e kokainës drejt Europës

Policia spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut të drogës, ku mes tyre bënte pjesë edhe një shqiptar. Grupi kriminal ishte tejet i sofistikuar teksa drejtohej nga biznesmenë të fuqishëm. Grupi k riminal po tentonte të fuste në Spanjë një ton e gjysmë hashash, duke e fshehur në atë në fundin e një kamioni.

Policia veproi me shpejtësi duke vendosur në pranga pesë spanjollë dhe një shqiptar, si autorë të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike dhe si grup i strukturuar kriminal. Me arrestimin e gjashtë personave, Garda Civile spanjolle e cilësoi të çmontuar këtë organizatë kriminale.

Gjatë hetimeve të kryera ndaj kësaj organizate kriminale, policia spanjolle zbuloi rrugën e re që këto grupe po përdorin për të trafikuar drogë dhe kryesisht kokainë. Ato po përdorin arkipelagun Kanarie dhe përmes Afrikës së Veriut tentojnë të trafikojnë d rogë në Spanjë dhe në vendet e tjera të Evropës.

Hetimi ndaj kësaj organizate kriminale nisi që gushtin e vitit të kaluar, kur agjentët e Gardës Civile të Murcias zbuluan se një kriminel i njohur, banor Murcian të Las Torres de Cotillas, kishte blerë një gjysmërimorkio të vjetër dhe kishte marrë me qira një njësi traktori, me financimin e një shoqërie tregtare nga Alicante.

Grupi kriminal kishte nisur kalimin e gjysmërimorkios në Ishujt Kanarie. Policia dyshoi se automjeti mund të përdorej për transportim të lëndëve narkotike, kështu që Garda Civile filloi vëzhgimin e këtij automjeti. Agjentët nga Komanda e Gardës Civile të Murcias dhe Las Palmas koordinuan punën mes tyre për të kryer mbikëqyrjen dhe hetimin e lëvizjeve të kamionit që nga mbërritja e tij deri në port.

Duke kryer rrugën detare me një ndalesë në ishullin Lanzarote, kamioni mbërriti në ishullin Fuerteventura, ku tashmë e prisnin disa persona, njëri prej të cilëve u njoh nga agjentët si një person me   precedent kriminal.

Nga hetimet e kryera ndaj këtij të dyshuari rezultoi se nën maskën e një kompanie të fruta-perimeve, ai kishte krijuar një kompani guaskë për të siguruar mbulim ligjor për dërgesat e d rogës.

Kamioni nisi rrugën e tij për t’u larguar nga ishujt, i mbuluar nga një ngarkesë e supozuar e ligjshme e marrë me qira nga kompania e lartpërmendur e fruta-perimeve, ndërsa agjentët ndoqën gjurmët e saj. Përgjimi dhe ekzaminimi i automjetit kulmoi me vendndodhjen e 1600 kilogramëve hashash, që vinte nga Afrika e Veriut, e fshehur në fundin e kamionit.

Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një organizatë kriminale, e drejtuar nga dy biznesmenë të sektorit të transportit në Alicante, të cilët kanë bashkëpunuar me dy trafikantë të njohur në trafikun e drogës. Duke përfituar nga kjo afërsi gjeografike, ata krijuan një platformë me të cilën do të kryenin trafikun e d rogës nga Maroku në gadishullin spanjoll, me një ndalesë në Ishujt Kanarie. Ndërsa dyshohet se disa nga dërgesat e drogës kishin si destinacion vende të tjera të Bashkimit Evropian, 

Operacioni ‘ Aristarco ‘ ka bërë të mundur me këtë rast edhe zbulimin e një rruge të re të futjes së drogës në territorin spanjoll, duke përdorur një pikë strategjike, për shkak të afërsisë me bregdetin maroken, siç është arkipelagu Kanarie. Të arrestuarit, d roga, gjysmë-rimorkioja dhe pjesa tjetër e materilaeve të sekuestruara i janë vënë në dispozicion Gjykatës së Murcias në Spanjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME